Aktualitet

Deputetët e PD vënë në ‘shenjestër’ Tahirin tek Ligjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 23/11/15 |
b.f

TIRANË- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u paraqit paraditen e së hënës në Komisionin e Ligjeve për të folur për marrëveshjen me Kroacinë, ku përfshihet edhe shkëmbimi i informacionit.

Por Tahiri nuk ka mundur të flasë për këtë temë pasi deputetët e opozitës kanë nisur lumin e akuzave ndaj tij si i përfshirë në trafikun e drogës. Ata e akuzojnë Tahirin se sot kapen tonela drogë në Itali sepse mbillen me tonelata, kryesisht në jug të Shqipërisë.

Sipas Arben Ristanit, droga në këto sasi nuk mund të kalojë pa dijeninë e policisë. Në përgjigje të akuzave, Ministri Tahiri deklaroi se “sjellja e opozitës është fyese dhe arrogante. Ristani ishte zv.ministër i Brendshëm dhe në atë kohë mbillej më shumë drogë. Ne duhet ta ndalojmë gjuhën e urrejtjes ndaj Policisë së Shtetit”, u shpreh Tahiri.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas