Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënimi nga Disiplina, Tirana duhet të luajë të gjitha ndeshjet pa tifozë

2024/11/01 at 7:38 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dënimi nga Disiplina, Tirana duhet të luajë të gjitha ndeshjet pa tifozë

Tirana është dënuar të luajë të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit, pa tifozë. Vendimi është marrë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, pas ngjarjeve të ndodhura në “Klasiken” ndaj Vllaznisë, aty ku një lëndë plasëse e hedhur nga tifozët, dëmtoi tre lojtarë të shkodranëve.


Dënim i rëndë për bardheblutë, që përveç kësaj, duhet të paguajnë edhe një gjobë prej 300 mijë lekësh.

Me gjobë është dënuar edhe Elbasani, ndërsa te verdheblutë është pezulluar me dy ndeshje zyrtari Orlando Kastrati për protesta ndaj vendimeve të arbitrave.

Sjellja e gabuar e tifozëve, ka sjellë gjobë edhe për Partizanin e Skënderbeun, pas ndeshjes mes tyre.

Në Kategorinë e Parë, Bekim Kuli i Kukësit dhe Alfred Ferko i Flamurtarit, janë pezulluar me katër ndeshje për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjeve.

VENDIMET E DISIPLINËS:

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke ofenduar dhe fyer zyrtarët dhe drejtuesit e FSHF, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

Zyrtari i AF Elbasani, Orlando Kastrati, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i FK Kukësi, Bekim Kuli, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Mallakastra Sunday League, Ledjan Kapllanaj, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

Lojtari i Vila L Sunday League, Rigers Mersini, për sjellje të dhunshme dhe shkelje të rregulloreve dhe ligjeve të lojës, në bazë të neneve 13 dhe 14/1/h të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

KS Ali Demi U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkelur Rregulloren e Aktivitetit të SHRFT në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi D, kunder FBA U-13, në bazë të neneve 32/14, 32/15 dhe 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

FC Dinamo City U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkelur Rregulloren e Aktivitetit të SHRFT në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi D, kunder TR 19 Akademi, në bazë të neneve 32/14, 32/15 dhe 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

AF Vora U-9, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder KF Spartak Tirana U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Kamza 07, U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder Don Bosko Akademi U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Pranimin e kërkesës së KF Butrinti U-17, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.11 datë 24.10.2024 të KDE, për pikën 19, duke vendosur: KF Oriku U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 6/3/j, 8/1, 17/2/a dhe 17/2/h të KDE humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e ndeshjeve për pjesën e mbetur të kampionatit pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Pranimin e kërkesës së Djelmia Shkodrane U-17, bazuar në Nenet 19/4/a, 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.12 datë 29.10.2024 të KDE, për pikën 22, duke vendosur lënien në fuqi të rezultatit të ndeshjes në favor të Djelmia Shkodrane U-17 dhe dënimin e Kola Junior U-17 me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Kleart Grazhdani të FK Pogradeci U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.



Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
VIDEO/ I mori jetën 13 personave, publikohen pamjet e rënda kur struktura e betonit bie sipër qytetarëve në stacionin në Serbi

VIDEO/ I mori jetën 13 personave, publikohen pamjet e rënda kur struktura e betonit bie sipër qytetarëve në stacionin në Serbi

Zgjedhjet në SHBA/ Kush janë të famshmit që mbështesin Trump dhe Harris dhe a do ndikojnë ata te votuesit?

Zgjedhjet në SHBA/ Kush janë të famshmit që mbështesin Trump dhe Harris dhe a do ndikojnë ata te votuesit?

PD zhvendos mosbindjen civile në Shkodër pas masakrës, Berisha: T’u dëshmojmë se nuk janë vetëm

PD zhvendos mosbindjen civile në Shkodër pas masakrës, Berisha: T’u dëshmojmë se nuk janë vetëm
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}