Aktualitet

Dënimi me 25 vjet burg, Dritan Dajti rekurs kërkesës së prokurorisë


               Publikuar në : 13:27 - 25/04/19 |
b.f

Pasi Dritan Dajti u dënua me 25 vite burg për vrasjen e katër policëve, prokuroria ka bërë rekurs për vendimin e gjykatës, duke kërkuar burgim të përjetshëm.

Por e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e Dajtit, i cili kërkon të mbetet në fuqi vendimi prej 25 vitesh burg. Ai ka bërë kundër-rekurs ndaj Prokurorisë së Apelit, duke pretenduar që të mos pranohet kërkesa e këtij institucioni.

Dajti u dënua përfundimisht 25 vite burg për vrasjen e katër policëve dhe vendimi i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda hapi një debat të madh dhe u bë shkak për nisjen e hetimeve mbi gjyqtarët./Opinion.al

Pas