Kryesore

Dënimi i Adriatik Llallës, ambasadorja e SHBA: SPAK po jep rezultate


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:29 - 20/05/21 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA Yuri Kima ka reaguar në lidhje me dënimin me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kim shkruan se SPAK po jep rezultate duke dënuar një zyrtar të lartë i ndaluar nga SHBA për korruposion. Kim thotë se askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit.

“Më vjen mirë që shoh SPAK të japë gjithmonë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion, tregon se askush, pavarësisht sa i fuqishëm, nuk është mbi ligjin. Kur të gjithë janë të barabartë përballë ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shkruan Kim.

Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.

 

Pas