Sport

Dëmtimi i Hysajt, Reja vendos kush do ta zëvendësojë


               Publikuar në : 13:35 - 08/10/19 |
Al Do

Elseid Hysaj nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Edi Reja për ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë.

Kapiteni u dëmtua të dielën me Napolin, ndërsa vendin e tij do ta marrë Hysen Memolla.

“Shqipëria nën drejtimin e trajnerit Edi Reja është duke kryer përgatitje intensive për ndeshjet zyrtare me Turqinë dhe Moldavinë në transfertë. Ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën kuqezi. Hysen Memolla do t’i bashkohet grumbullimit me skuadrën për ndeshjen në Stamboll më 11 Tetor dhe atë ndaj Moldavisë në 14 Tetor”, thuhet në komunikatën e FSHF-së.

Mbrojtësi 27-vjeçar luan në Finlandë për Kokkolan. Ai po kalon një periudhë shumë të mirë, ndërsa ka shënuar 2 gola në 4 paraqitjet që ka bërë për ekipin e tij këtë sezon.  Megjithëse në rolin natyral luan në krahun e majtë, Reja është bindur se Memolla është zgjedhja e duhur për transfertat e ardhshme në Grupin H. /Opinion.al

Pas