Bota

Kremlini: SHBA-ja mund të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë


               Publikuar në : 14:35 - 08/10/19 |
el ida

Kremlini tha se Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në zgjidhjen e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, duke marrë parasysh ndikimin e Uashingtonit te Kievi.

“SHBA padyshim që mund ta shfrytëzojë ndikimin që ka mbi Kievin, për ta detyruar atë që të përmbushë detyrimet që ka me Marrëveshjet e Minskut për Paqe, sa më parë që të jetë e mundur”, tha të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Megjithatë, duke folur për gazetarët në Moskë, ai theksoi se Rusia nuk do ta mbështesë përfshirjen e Uashingtonit në bisedimet e Formatit të Normandisë për zgjidhjen e konfliktit.

Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca aktualisht përbëjnë të ashtuquajturën Katërshe të Normandisë, edhe pse nuk janë takuar për bisedime për paqe që nga tetori i vitit 2016.

Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe që atëherë mbështet një lëvizje separatiste në lindje të Ukrainës.

Luftimet kanë lënë mbi 13,000 njerëz të vrarë qysh në prill të 2014-ës./Opinion.al

Pas