InstaBIZ

Demi Lovato në prag të një lidhje të re


               Publikuar në : 12:35 - 19/09/19 |
xhu lia

Aktorja dhe këngëtarja Demi Lovato duket se është në prag të krijimit të një lidhje të re dashurie. Sipas mediave të huaja, Lovato është duke u takuar shumë shpesh me Mike Johnson, personazh nga show “Beqari”.

Ndonëse janë në fillesat e njohjes Demi dhe Mike e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin dhe që në takimin e parë që kanë patur është vënë re kimia mes tyre.

Gjatë fundjavës që lamë pas ata kanë darkuar së bashku në Los Angelos dhe sipas mediave të huaja ai e ka bërë të qeshë aktoren gjatë gjithë kohës.

“Ata kanë plane që të takohen sërish bashkë dhe Demi është shumë e lumtur për këtë gjë”, -janë shprehur burime pranë Lovatos./Opinion.al/

Pas