Bota

“Delta”, shpërthimi më i madh i COVID-19 në Kinë që prej Wuhanit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:52 - 30/07/21 |
Opi Nion

COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Kinë. Që prej shpërthimit të pandemisë në Wuhan, Kina tashmë ka filluar të shënoj shifra të larta të infektimeve.

Rastet e zbuluara fillimisht në qytetin Nanzhing, kanë përhapur virusin në 5 provinca të tjera dhe Pekin. 200 persona janë infektuar me koronavirus që prej 20 korrikut, kur u zbulua rasti i parë në aeroportin e Nanzhing.

Kjo bëri që autoritetet lokale të pezullonin të gjitha fluturimet në aeroportin e këtij qyteti deri më 11 gusht. Gjithashtu zyrtarët kanë nisur testimin e të gjithë 9.3 milionë banorëve të këtij qyteti, mes kritikave për dështim në ndërprerjen e zinxhirit transmetues.

Autoritetet kineze theksojnë se rrastete e infektimeve janë rritur për shkak të variantit “Delta” të COVID-19. Zhvillimet e fundit kanë bërë që qytetarët të vënë në dyshim nëse vaksinat në dispozicion funksionojnë ndaj variantit Delta.

Pas