Kronikë

Del nga rruga, përfundon në korsinë e autobusit,shoferja plagos këmbësorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:39 - 15/05/21 |
Opi Nion

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, një drejtuese mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në korsinë e stacionit të autobusit, ku ka lënduar gjithashtu edhe dy këmbësorë.

Bëhet me dije se të lënduarit janë dërguar në spital, e janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.05.2021, rreth orës  20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas