Kronikë

Del foto, viktima e Sukthit mik i Rrumit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:43 - 18/05/22 |
el ida

Personi në foto është Arben Mërkuri (Ismaili) i njohur ndryshe me pseudonimin Maneci, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e sotme në Sukth.

Ai njihet si person me precedent në fushën e narkotikëve dhe si një nga personat e dyshuar që mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez Fadi Mitri, në vitin 2016.

Maneci dyshohet gjithashtu edhe për vrasje me pagesë apo krime kundër personit, ngjarje këto të padokumentuara zyrtarisht.

48-vjeçari u qëllua me armë zjarri brenda dyqanit të tij dhe ndërroi jetë në spital. Ai njihej gjithashtu edhe si mik i Pëllumb Muharremit i njohu me pseudonimin Rrumi. /Opinion.al

 

Pas