Kryesore

Çështja e presidentit/Alibeaj thërret grupin, a do t’i plotësojë numrat?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:08 - 18/05/22 |
el ida

Enkelejd Alibeja ka kërkuar mbledhjen e grupit parlamentar për çështjen e presidentit, ku janë përfshirë në negociata.

Sipas një mesazhi dërguar deputetëve, Alibeaj ka kërkuar një mbledhje nesër në orën 12:00 për të diskutuar se do të vazhdojnë më procesin, sikurse është shprehur.

“Të nderuar kolegë!

Duke kërkuar ndjesë për orën, në vijim të diskutimeve ne grup për procesin e përzgjedhjes së Presidentit, nesër në orën 12:00, në seli, do të zhvillojmë mbledhjen e radhës së grupi për të diskutuar mbi ecurinë e deritanishme dhe sesi do të vijojmë me procesin. Faleminderit!”, thuhet në mesazh.

Vlen të përmendet që tashmë nga ana e opozitës është kërkuar propozimi i kandidatëve lidhur me presidentin, por kujtojmë gjithashtu se në mbledhjet e fundit, Alibeaj nuk ka arritur kuorumin për mbledhjet e grupit. A do të arrijë nesër Alibeaj të ketë numrin e nevojshëm të deputetëve, për ta patur legjitime mbledhjen e nesërme?/Opinion. al

 

Pas