Agron Gjerkmarkaj, shkruan sot në gazetën Panorama se Presidenti zbatoi Kushteten per dekretimin e Xhafës, por shton se do me pelqente ‘një gjest sublim nga ana e Presidentit”. Gjekmarkaj mendon se me anë të këtij gjesti (dorëheqje) do të sensibilizohej shoqëria dhe opinioni ndërkombëtar mbi atë që po ndodh në Shqipëri në raport me të kaluarën diktatoriale, dhe për më tepër me të tashmen kaq të paqartë, ku qeveria kërcënon se do të shkojë në zgjedhje pa opozitën, ose me të si fasadë”.
Në të njëjtën linjë ishte sot edhe Henri Çili edhe pse më i ashpër me Nishanin. Henri Çili shkruan se veprimi i tij është prej skizofreni; ndryshe thotë, ndryshe vepron. Nëse nuk do i dukej i moralshëm dekretimi i Xhafës, Nishani duhet të jepte dorëheqjen, shkruan Çili.