Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklaratë e fortë e prokurorit të SHBA, mesazh politikanëve të korruptuar

2020/01/30 at 7:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Deklaratë e fortë e prokurorit të SHBA, mesazh politikanëve të korruptuar

Gjon Junçaj, prokurori federal amerikan që ndihmoi në kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri deklaroi se rinia shqiptare ka shkallën më të lartë në Europë të largimeve nga vendi dhe ky sipas tij është treguesi se sa problematik ka qenë korrupsioni në qeverisje dhe sistemin gjyqësor këto 30 vite.


“Në kushtet kur rinia shqiptare largohet nga vendi, në një shkallë që është më e lartë se në çdo vend tjetër në Evropë, kjo në vetvete thotë gjithçka që ju duhet të dini, se cilat janë problemet në rrënjë. Dhe mendoj se ato të çojnë gjithmonë tek politika dhe sistemi i drejtësisë që nuk u ka shërbyer qytetarëve ashtu siç duhej”, tha ai.

Junçaj pranoi se Prokurorisë së Posacme Antikorrupsion i nevojiten hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit për të patur rezultate konkrete për të cilat ai tha se duhet bërë durim.

“Le të jemi të qartë për diçka. Ajo që ka nisur nga puna është zyra e Prokurorit të Posaçëm. SPAK-u është më shumë se kaq. Ne kemi gjithashtu nevojë për Byronë Kombëtare të Hetimit, krahu hetues i SPAK-ut, si dhe gjykatat e SPAK-ut. Ky është SPAK-u! Nuk është vetëm tetë apo 10 prokurorë, është më shumë se kaq. Mendoj se ky është një hap i parë i rëndësishëm, për të cilin u desh shumë kohë për të arritur deri këtu. Por po aq e rëndësishme mendoj është, nëse pyesni prokurorët në Shtetet e Bashkuara ose në Shqipëri, ata do t’ju thonë se kemi nevojë për këta hetues dhe ky është hapi tjetër që duhet të presim. Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit do të jenë atje për të ndihmuar në këtë proces.”, tha Junçaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai bëri të qartë njësia hetuese e SPAK do të ndihmohet gjithashtu nga ekspertë të Departamentit të Drejtësisë Amerikane të cilët do të jenë në Shqipëri si një garanci më shumë.

“Shtetet e Bashkuara përmes Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë do të investojnë miliona dollarë në trajnime dhe sigurimin e burimeve teknike për SPAK-un. Do të ketë gjithashtu ekspertë të Departamentit të Drejtësisë atje për t’i ndihmuar. Kështu që ata do të kenë aftësinë për të bërë punën që duhet të bëjnë. Natyrisht që prova e vërtetë dhe që presim është nëse puna do të bëhet. Dhe mendoj se populli shqiptar pret që kjo të ndodhë. Prokurorët e rinj, kryeprokurori i ri dhe të gjithë prokurorët dhe hetuesit e tjerë u vetofruan dhe e pranuan vetë atë përgjegjësi dhe njerëzit duhet të presin që ata ta bëjnë këtë. Ata duhet t’i përmbahen atij standardi që kanë pranuar”

Ai nuk preferoi të komentonte në detaje çështjet e para për të cilat është shprehur SPAK, si dosja ‘184’, ajo e DH Albania dhe e CEZ por tha se Prokuroria e Posacme e SPAK nuk është e vetmja që duhet të veprojë në vend duke inkurajuar në të njëjtën kohë prokuroritë e tjera.

“Ajo që është e rëndësishme është se prokuroria dhe çdo qytet tjetër, pavarësisht nëse është Dibra, Durrësi apo të gjithë ata prokurorë nën drejtimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm z. Çela, edhe ata kanë një punë për të bërë. Të mos harrojmë se çështjet nuk fillojnë gjithmonë në një zyrë të nivelit të lartë të prokurorisë. Mund të jetë një çështje lokale në Dibër, në Shkodër….ku është hetuar për shpërdorim detyre ose për një rast mashtrimi financiar dhe ndërsa hetimi përparon ata e kuptojnë se kemi të bëjmë me rast korrupsioni dhe këto raste janë menduar të transferohen në SPAK”

Sipas prokurorit federal, dënimi i ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, megjithëse nuk ishte me burg, do t’i ngelë atij si njollë dhe do të shërbejë si mesazh për politikanët shqiptarë të përfshirë në korrupsion.

“Nëse do të isha një politikan shqiptar dhe do të isha i përfshirë në korrupsion në Shqipëri, nuk do t’i bëja më llogaritë duke shpresuar për të njëjtin rezultat në të ardhmen. Mendoj se kjo u dërgon një mesazh politikanëve dhe kriminelëve të tjerë, që gjërat do të ndryshojnë në të ardhmen, kjo është ajo që populli shqiptar pret dhe Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë për përgatitjen e prokurorëve dhe hetuesve, që të kryejnë një punë më të mirë.” /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Para
Gjermania refuzon kërkesën për dhënien e provimit të patentave në shqip

Gjermania refuzon kërkesën për dhënien e provimit të patentave në shqip

Arrestohet për armëmbajtje pa leje 24-vjeçari në Shkodër

Arrestohet për armëmbajtje pa leje 24-vjeçari në Shkodër

Pompeo: Partia Komuniste e Kinës, kërcënimi më i madh i kësaj epoke

Pompeo: Partia Komuniste e Kinës, kërcënimi më i madh i kësaj epoke
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}