Sport

Deklarata e Setien, lojtarët e Barcelonës të pakënaqur me trajnerin


               Publikuar në : 09:22 - 26/01/20 |
Opi Nion

 “Lojtarët nuk i interpretojnë mirë disa gjëra, ndoshta edhe ne si staf nuk po shpjegohemi mirë” –kjo është deklarata e Quique Setien e cila ka ngjallur pakënaqësi tek lojtarët.

Trajneri i ri i katalanasve e bëri këtë deklaratë në sallën e konferencave për shtyp pas humbjes 2-0 në “Mestalla” ndaj Valencias. Duket se lojtarët dhe trajneri i Barcelonës janë në krizë, dhe pse ky i fundit ka vetëm dy javë në stolin e katalanasve.

Në asnjë prej 3 ndeshjeve të luajtura nuk ka bindur. Fitoi 1-0 ndaj Granadës, në një ndeshje ku Barça dha 1005 pasime, por shënoi vetëm një gol pasi Granada mbeti me 10 lojtarë; fitoi 2-1 ndaj modestëve të Ibizës në Kupë dhe humbi 2-0 ndaj Valencias.

Dhe tani, deklarata se “lojtarët nuk po i interpretojnë mirë disa gjëra”. Sipas mediave sportive spanjolle, futbollistët mendojnë se ekipit i mungon loja në thellësi dhe vertikalizimet dhe nuk ka të bëjë me interpretimet jo të mira të supozuara nga Setien. Dy ndeshjet e radhës për Barcelonën janë në Kupën e Mbretit ndaj Leganes dhe në kampionat ndaj Levante./ Opinion.al

Pas