Kryeministri Edi Rama deklaroi mëngjesin e sotëm në “Forumi Ekonomik i Tiranës”, se ka ardhur koha që të ndahet biznesi legjitim nga ai kriminal.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, cili shprehet se Rama ka fuqizuar vetëm biznesin tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë.
Teksa ka publikuar foton e “Doing Buisness” ku Shqipëria rendite në vendin e fundit për Europën, Basha thotë se çdo biznes tjetër në vendin tonë është goditur nga Qeveria “Rama”.
“Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë. Çdo biznes tjetër në Shqipëri është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeverisja e Edi Ramës në shërbim ndaj oligarkëve të tij”,-shkruan Basha./ Opinion.al
LEZO EDHE: Rama: Koha e krimit në politikë dhe administratë ka marrë fund