Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata e fortë e Ruçit për Metën: Vendos! Votojmë Presidentin ose shkojmë në zgjedhje të parakohshme

2017/04/27 at 3:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta e 18 shkurtit, zbardhen porositë e Ruçit për deputetët e PS-së

Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi duke folur nga seanca e parlamentit gjatë raundit të tretë dhe të dështuar për zgjedhjen e Presidentit i dha një ultimatum Ilir Metës: Zgjedhim Presidentin e vendit bashkarisht ose shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Nuk ka më kohë për dialog dhe negociata me opozitën, theksoi Ruçi. Ai i kujtoi Metës edhe faktin se PS i ka 71 vota pa LSI-në. Në fund Meta nuk bëri asnjë koment por njoftoi se do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.


Fjala e plotë e Gramoz Ruçit në Parlament

Z. kryetar i Kuvendit, sigurisht më vjen keq për ato ç’ka do të them më poshtë… por si kryetar i grupit të PS edhe në respekt të grupit dhe në respekt të popullit shqiptar do të flas troç.

Ne jemi dakortësuar me filozofinë e lutjes ndaj PD-së që keni zgjedhur ju… (LSI).

Sot dogjëm dhe raundin e tretë edhe pse i kemi votat për ta zgjidhur që në raundin e parë. Dhamë të gjithë kohën e nevojshme që kundërshtarët tanë politikë të na jepnin një kandidaturë.

Ju (i drejtohet Metës) na kërkuat para një jave, kryetarit të PS dhe mua, që ti drejtoheshit me një letër PPE-së, të cilët me thënë të drejtën, në përvojën time, asnjëherë nuk kanë qenë dashamirës me socialistët. Ne ramë dakort dhe ju i dërguat ftesën atyre, të cilët, çuan një zotëri tepër të respektuar.

Në takim ai zotëri u prezantua me status të trefishtë, si Zv.President i PPE-së, si kryetar i komisionit të jashtëm të PE, dhe u prezantua edhe si përfaqësues i zyrës së kancelares gjermane.

Pra me pak fjalë, që vij këtu i mandatuar nga 3 institucione. Ai erdhi së bashku me një zotëri tjetër, u takuam dhe ishim bashkë zoti kryetar dhe ju jeni dëshmitar, që ne si përfaqësues të PS-së ramë dakort me platformën e tyre.

Por si duket ne socialistëve këta ndërkombëtarët na kanë marrë dorën… Na kërkuan të thellohemi jashtë çdo logjike normale, kushtetuese, demokratike…. Ne sigurisht që i duam dhe i respektojmë Gjermaninë dhe përfaqësuesit e saj, sepse ne shqiptarët e kemi Gjermaninë si fener ndriçues në Europë. Por ajo që na çudit neve është që kur vijnë këtu bëhen si ne dhe na kërkojnë gjëra që askush nuk i çon ndërmend.

Na kërkuan të shtyjmë zgjedhjet, që të prekim qeverinë, vetëm për të pushuar çadrën, që do edhe penalltinë, edhe topin, por edhe portën bosh.

Ju zoti kryetar i Kuvendit u treguat shumë i lumtur edhe pse këto kërkesa ishin për mua absurde. Kryetari i PS nuk tha as po e as jo por u dha të kuptohet që është i gatshëm të diskutojë me kushtin që të vijnë të votojnë Vettingun. Pas disa minutash, morëm vesh që zoti Basha ishte larguar.

Ju zoti kryetar keni 4 vite që drejtoni kuvendin dhe Saliut i keni dhënë kohë për të folur, ka folur 3 herë më shumë se Kryeministri.

Ka kufij kjo punë zoti kryetar, 1 milion njerëz që na kanë votuar për ta qeverisur këtë vend po vazhdojnë të shikojnë sesi na merr peng një çadër që e ka hallin tek Vettingu dhe drejtësia.

Përgjigja ime për këtë është një dhe e vetme, dialogu ka mbaruar. Ne duhet të zgjedhim Presidentin e vendit!!

Ne socialistët i kemi bërë llogaritë tona, i kemi patur dhe po të duam, i kemi 71 vota edhe pa LSI-në, por unë shpresoj që të mos të na detyroni dhe të mos marrim përsipër të shkelim mbi moralin e kësaj force politike.

PS nuk dëshiron të zgjedhë me forcën e numrave Presidentin, sepse ne kemi gjykuar se do të zgjedhim presindetin dhe jo atë të fondacionit “Qemal Stafa”.

Ju takon juve që jeni vendosur si ndërmjetës zoti kryetar, dhe ka kohë dhe po ta them troç, keni anuar nga pala tjetër dhe mirë keni bërë. Prandaj unë do të doja që t’ju kërkoja që edhe ju të reflektoni.

Unë do të kërkoja që të mbledhësh menjëherë Konferencën e Kryetarëve: Ose të zgjedhim Presidentin bashkë ose të shkojmë në zgjedhje të parakohshme pas 45 ditësh sipas Kushtetutës.

Ky është propozimi ynë, por ju përsëri mund të mbani një tryezë politike siç e mbajtët dje…

Kërkoj (sipas rregullores) që nesër të kemi seancë për të zgjedhur Presidentin e Republikës ose në të kundërt shpërbëhet parlamenti dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Etiketa: gramoz ruciilir Metazgjedhje e presidentitzgjedhjet e parakohshme


Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Tronditet koalicioni/ Ministrja e LSI-së: Stop arrogancës, duam Metën Kryeministër

Ekskluzive/ Ilir Meta mbledh firmat për President?

Foto/ Panik në Westminter në Londër

Foto/ Panik në Westminter në Londër

Nesër pasdite raundi IV për Presidentin

Nesër pasdite raundi IV për Presidentin
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}