Sport

Debutim ëndrrash për 19-vjeçarin e Dortmundit


               Publikuar në : 17:53 - 18/01/20 |
Al Do

Nuk mund të kishte shkuar më mirë debutimi i talentit norvegjez Erling Halaand me fanellën e Dortmundit.

Ai e nisi nga stoli përballjen e sotme Augsburg – Dortmund. Deri në minutën e 56’ ndeshja ishte 3-1 për vendasit por gjithçka do të merrte një tjetër rrjedhë pas futjes në lojë blerjes më të re.

Vetëm 3 minuta pasi u fut në fushë, Halaand shënoi duke ngushtuar diferencën në 3-2. Dy minuta më vonë Sancho shënoi golin e barazimit për Dortmundin.

Më pas loja do të fliste vetëm për 19-vjeçarin. Ai shënoi edhe dy herë të tjera duke i dhënë fitoren 3-5 skuadrës së tij.

Halaand u transferua tek Dortmundi në Janar të këtij viti pas një periudhe shumë të mirë tek Salzburgu ku spikati me golat e tij në Ligën e Kampioneve. Me tripletën dhe fitoren që e ngjit në vendin e katërt Dortmundin, duket se ai e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën gjermane. /Opinion.al

Pas