Aktualitet

Dëbora në Korçë/ Izolohen disa fshatra në Korçë, vështirësi edhe në qarkullim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:40 - 01/02/22 |
Opi Nion

Reshjet e dëborës që përfshinë zonat malore në vendin tonë kanë shkaktuar probleme në disa zona.

Vështirësi në qarkullim për shkak të dëborës edhe në aksin rrugor Maliq – Lozhan. Lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, ndërkohë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.

Në fshatrat e Dolanit, Strelcës, Mesmalit, Velçan rrugët janë momentalisht të paralizuara.

Vështirësi në lëvizje ka edhe në fshatrat e Njësisë Vithkuq të Bashkisë Korçë dhe në fshatrat e 3 njësive Trebinjë, Velçan e Dardhas në Pogradec./ Opiniona.al

Pas