Aktualitet

Prodhonte në shtëpi shampo dhe detergjentë, në pranga 53-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:13 - 01/02/22 |
Opi Nion

Një 53-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga nga policia pasi prodhonte detergjentë dhe shampo duke i vendosur logot e markave të ndryshme botërore, e më pas i nxirrte në treg për t’i shitur.

Në një njoftim për mediat policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Arben D.

Ky person e kishte kthyer shtëpinë e tij në një minipunishte të prodhimit të detergjentëve duke përdorur ngjyrues dhe sapunë.

Sipas policisë, kjo veprimtari ishte përsëritëse prej tij, pasi 53 vjeçari është arrestuar edhe 6 vite më parë po për këtë gjë.

“Seksioni për Krimin Ekonomik në Policinë e Tiranës ka arrestuar një 53-vjeçar, Arben D. Ai akuzohet se prodhonte detergjentë dhe shampo të markave të ndryshme në banesë, me ngjyrues dhe sapunë dhe më pas i shiste. Kjo veprimtari është përsëritëse prej tij, pasi 53-vjeçari është arrestuar edhe 6 vite më parë po për këtë gjë”./Opinion.al

Pas