Reshjet e dëborës që përfshinë zonat malore në vendin tonë kanë shkaktuar probleme në disa zona.
Vështirësi në qarkullim për shkak të dëborës edhe në aksin rrugor Maliq – Lozhan. Lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, ndërkohë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.
Në fshatrat e Dolanit, Strelcës, Mesmalit, Velçan rrugët janë momentalisht të paralizuara.
Vështirësi në lëvizje ka edhe në fshatrat e Njësisë Vithkuq të Bashkisë Korçë dhe në fshatrat e 3 njësive Trebinjë, Velçan e Dardhas në Pogradec./ Opiniona.al