-U tha në Opinion

Debati/ Lleshaj: Shko atje te deputeti jot! Lala: Unë jam gazetare dhe…


               Publikuar në : 23:35 - 11/11/19 |
Geljano Fataj

Mes ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj dhe gazetares Klodiana Lala këtë të hënë në emisionin Opinion, nuk kanë munguar përplasjet.

Gazetarja i kërkoi llogari ministrit për një listë me oficerë të policisë të inkriminuar, ndërsa zoti Lleshaj tha se nuk kishte dijeni.

Debati vazhdoi dhe më tej teksa ministri i tha nuk ishte aty për komente por për pyetje, ndërsa e drejtoi tek “deputeti i saj”.

Debati i plotë

Klodiana Lala: Më rezulton një numër shumë i lartë i oficerëve të policisë të inkriminuar, dhe lidhur më këtë ju zoti ministër keni raportet të Shërbimit Informativ.

Sandër Lleshaj: Nuk i kam unë ato, i keni ju.

Klodiana Lala: Të lutëm zoti ministër, i kanë paraardhësit tuaj.

Sandër Lleshaj: Në qoftë se i dini është gabim që i dini.

Klodiana Lala: Ju po thoni, nëse ju perifrazoj drejtë, në nuk do e kemi problem që të cenojmë dhe balancat mes pushteteve, nëse unë e kuptova si duhet. Pyetja ime për ju…

Sandër Lleshaj: Nuk e kam thënë këtë.

Klodiana Lala: Duke marrë atribute të Prokurorisë etj.

Sandër Lleshaj: Jo jo, duke i marrë. Duke ia dhënë policisë ato kompetenca i mungojnë.

Klodiana Lala: Kujt po ia merrni ato kompetenca. Pyetja ime për ju është, a ju shqetëson fakti se duke marrë shumë pushtet duke bërë policinë në një farë mënyre në një forcë gjigande pas asnjë lloj kontrolli nga institucionet e tjera, si do e garantoni pavarësinë dhe lirin e të drejtat e individit.

Sandër Lleshaj: Si ju duket policia sot, e fortë apo e dobët?

Klodiana Lala: Policia s’ka ku të shkoj më dobët zoti ministër.

Sandër Lleshaj: do ta bëjmë të fortë.

Klodiana Lala: Nuk e ka për shkak të mungesës ligjore. E ka për shkak të inkriminimit, për shkak për shkak të mungesës së vullnetit politik.

Sandër Lleshaj: Për shumë shkaqe.

Klodiana Lala: Për shkak të keqtrajtimit nga ana financiare. Policët janë të lënë në mëshirë të fatit.

Sandër Lleshaj: Pyetjet bëji më të shkurtra.

Klodiana Lala: Mjafton të dilni në rrugë për të parë se në çfarë derexheje është polici i thjeshtë.

Sandër Lleshaj: Komente, do bësh pyetje?

Klodiana Lala: Jam gazetare, vëzhguese, jam gazetare.

Sandër Lleshaj: Qytetare, shko atje te deputeti jot dhe bëja. Unë nuk jam deputeti jot.

Klodiana Lala: Ku të shkoj?

Sandër Lleshaj: Te deputeti jot.

Klodiana Lala: Po flas me ministrin e Brendshëm dhe unë jam gazetare kronike.

Sandër Lleshaj: Po mire, bëje pyetjen…/ Opinion.al

Pas