Aktualitet

Debati/ Duma: Qetësi! Pse bëni zhurmuesen? Denaj: Po mbani peng Komisionin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:15 - 27/06/22 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate Komisioni i Shëndetësisë, ku po diskutohet akti normativ për kompensimin e çmimeve. Deputetja demokrate Grida Duma është përplasur me Anila Denajn.

Duma propozoi shtyrjen e mbledhjes, ndërsa Denaj insistoi që ta hidhte në votim dhe ndërsa u desh të ndërhynte Kryesia e Kuvendit për të sqaruar se propozimin e hedh në votim kryetari, në këtë rast Grida Duma.

Grida DumaPse bëni zhurmuesin?

Anila Denaj: Nuk mund të mbani peng komisionin. Hidhni në votim propozimin tuaj.

Grida DumaNuk po të them mbylle mikrofonin e të mos e zgjasim dhe nuk lejoj askënd të flasë me urdhërore. Këtu rregullat nuk janë sasi.

Anila Denaj: Mos e mbani peng komisionin.

Grida DumaMund të ndaloni? Qetësi! Rregulli nuk është çështje kartoni. E mbyllim, 5 minuta pushim.

Anila Denaj: Kërkoj respektimin e rregullores. Pse të mbahet peng komisioni për kryetarin? Deri tani na bëni diskurs farsë?

Grida Duma: Kush është farsë? Nëse doni të bëni filma dhe thoni që është personale, cila është personale, komapnive të mëdha që po ju jepni para? Unë nuk kam asgjë personale. Rregullorja përcaktohet ose jo dhe kërkojmë informacion. Çfarë lidhje ka këtu? Duhet informacion!

Pas