Sport

De Biasi: Jam i kënaqur që Cikalleshi nuk goditi shtyllën por..


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:30 - 17/11/15 |
b.f

Në fund të ndeshjes me Gjeorgjinë, Giani De Biasi, kishte një koment për të gjithë lojtarët në fushë. Mbi ndeshjen: “Kemi humbur dy ndeshje me Gjeorgjinë me rezultatin 2-1. Më vjen keq që pjesën më të madhe të takimit nuk kemi luajtur siç duhet kjo ndodhi vetëm 10 minuta në fund. Për këtë më vjen keq”

Për publikun: “Nuk e di. Duke parë reagimet e publikut nuk jam shumë i kënaqur. Prisja që pas atij kualifikimi që ka bërë Shqipëria, stadiumi të ishte plot. Pashë që edhe e kontestuan ndeshjen në disa momente. Gjithsesi çdo njeri është i lirë të bëjë çfarë të dojë”.

Për Mavraj dhe Cana, lojtarë që këtë ndeshje munguan

“Është lajm i mirë për Mavraj. Është një djalë i jashtëzakonshëm dhe më vjen mirë që po bën hapa përpara. Megjithatë unë nuk do të merrem me ata që munguan, por me ata që hodha në fushë. Ne nuk mund të luajmë pa vendosmërinë tonë sepse në të kundërt bëjmë figurë të keqe”.

Federik Veseli dhe Rey Manaj, dy prurjet më të reja në Kombëtare

“Veseli dhe Manaj u prezantuan mirë. Manaj ka bërë një paraqitje pozitive. Shënoi gol që në ndeshjen e parë. Veseli është ai që më ka pëlqyer më shumë në takimin e sotëm”.

Për Çikalleshin që më në fund shtyllat i ktheu në gol

“Pas 800 shtyllave ai arriti të bëjë gol. Është lajm i mirë për të sepse nuk po kalon një moment të mirë edhe në skuadrën e tij. Duhet të vazhdojë të gjejë forcën dhe ekuilibrin në mënyrë që të mposhtë ankthin dhe të shënojë rregullisht.”

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas