Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dashnor Sula në Parlament thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD!

2025/06/05 at 12:50 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dashnor Sula në Parlament thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD!

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë një thirrje publike drejtuar liderit të PD-së, Sali Berisha.

Sula i kërkoi Berishës që të tërhiqet nga drejtimi politik dhe t’i hapë rrugë Partisë Demokratike për të rindërtuar veten dhe për të gjetur rrugën drejt pushtetit.

Ai mbylli deklaratën e tij me një mesazh personal për Berishën, duke i njohur kontributin historik por duke i kërkuar të heqë dorë nga drejtimi aktiv politik: “I ke dhënë gjithçka PD-së. Tani është koha të shijosh jetën me nipërit e mbesat dhe të lejosh që një brez i ri ta çojë përpara këtë forcë politike”.

“Unë ia kam bërë të qartë doktor Berishës edhe në mbledhje grupi, dhe i bëj thirrje nga foltorja e Kuvendit. Nëse të dhimbset ende kjo krijesë që ndërtove vetë, jepi drejtim, tërhiqu, kij besim tek demokratët, jo si atëherë kur ia besove Benjaminit tënd dhe shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit.

Ki besim se demokratët janë të mençur dhe do të dinë të zgjedhin atë që do t’i çojë drejt pushtetit. I ke dhënë gjithçka PD por shijo me nipërit e mbesat dhe hapi rrugë PD-së.

Ta thash edhe më parë, mos dëgjo atë që ke pranë se do të të marrin në qafë dhe zbato urdhrin e gjykatës”, u shpreh Sula.

Pjesë nga deklarata e deputetit Dashnor Sula

Ndihem i lumtur që nuk  do jem pjesë e një teatri 4 vitet e ardhshme të kësaj salle, që është shndërruar në një teatër me dy aktorë, që luajnë rolet pozitiv dhe ata që luanin role negativë. Aktorët e roleve negative janë të opozitës, të cilët janë të lumtur që do marrin një rrogë për katër vite dhe që qytetarët i lanë në harrese.

Pas 30 vitesh angazhim ky është fjalimi që unë nuk do doja të mbaja në këtë sallë, aq më pak kur shoh PD në këtë gjendje që ndodhet sot. Unë sot për herë të parë nuk do flas për Edi Ramën, nuk do flas për manipulimet e zgjedhjeve 2017, 2021, 2025, jo se nuk ekzistojnë, por nuk dua të bëj atë që kanë bërë për 4 vite me radhë, t’ia vënë fajin tjetrit për gjithçka që na ndodh ne brenda PD. E vërteta është kjo, opozita i ka humbur zgjedhjet për shkak të vetvetes në radhë të parë. Kjo është e vërteta që duhet ta pranojmë me zë të lartë brenda PD.

Jo se Edi Rama është i ndershëm, por sepse ne nuk arritëm të bindnim  qytetarët se ishim alternativë e besueshme. Sot PD është në përfaqësimin më të dobët në historinë e saj, vetëm 50 deputetë në parlament që janë të lumtur që do jenë rrogëtarë në 4 vitet e ardhshme. Pas 3 mandateve radhë të PS  qëndrimi ynë politik duhet të ishte më i fortë, më i organizuar. Por ne humbëm edhe më thellë. Pse ndodhi kjo? Nuk mjafton të thuash Rama na i bleu votat, nuk mjafton të thuash  na manipuluan votat. Sepse kemi humbur mbi 250 mijë vota krahasuar me 2021. Këta nuk na i bëri Rama, por e bëmë vetë me dorën tonë.

Ju sugjerojmë

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit
Kronikë

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit

5 Nëntor, 2025 9:26 am
Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025 8:28 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:25 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:23 am
Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
-U tha në Opinion

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

5 Nëntor, 2025 12:45 am
Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Para
Tensione në Kuvend/ Noka bllokon foltoren, Spiropali e përjashton nga seanca

Tensione në Kuvend/ Noka bllokon foltoren, Spiropali e përjashton nga seanca

“Intimidim,abuzime e lidhje me krimin”/Vokshi:Zgjedhjet “një farsë”, EPP e tha qartë

“Intimidim,abuzime e lidhje me krimin”/Vokshi:Zgjedhjet “një farsë”, EPP e tha qartë

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

Zgjedhjet e 11 Majit/ KAS: Do të hapen kutitë e fletëve të votimit në qarkun Tiranë

TE FUNDIT

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit
5 Nëntor, 2025

Është arrestuar një 30-vjeçar në Kukës, pasi qarkullonte me automjet i armatosur. Uniformave blu bëjnë me dije se në pranga...

Lexo më shumë

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
5 Nëntor, 2025

Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në New York City dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
5 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
5 Nëntor, 2025

Dashi Mundohu të mos i kushtosh shumë rëndësi fjalëve të të tjerëve sot. Mund të kesh kaluar orë të tëra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com