Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Biden nxjerr në pah rreziqet…

2023/04/30 at 5:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Biden nxjerr në pah rreziqet…

Darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, e njohur për humorin thumbues, u mbajt me një ton më solemn këtë vit pasi Presidenti Joe Biden foli për disa gazetarë amerikanë që janë arrestuar apo zhdukur në vendet autoritare anembanë botës.


“Sonte mesazhi që i dërgojmë vendit dhe botës është se shtypi i lirë është shtylla kryesore e një shoqërie të lirë, jo armiku i saj”, tha presidenti Biden në fjalimin e tij.

Presidenti dhe zonja e parë Jill Biden, me të mbërritur në vendin ku mbahej darka të shtunën, u takuan privatisht me prindërit e gazetarit të gazetës “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, i cili është i burgosur në Rusi që nga marsi. Gershkovich akuzohet për spiunazh, pavarësisht se kjo akuzë është mohuar nga ai, punëdhënësi i tij dhe qeveria amerikane.

Në mesin e 2600 të ftuarve ishte edhe Debra Tice, nëna e Austin Tice, i zhdukur në Siri nga viti 2012. Zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë se ai është gjallë dhe po punojnë për ta kthyer në SHBA.

“Gazetaria nuk është krim. Evan dhe Austin duhet të lirohen menjëherë së bashku me çdo amerikan tjetër të arrestuar jashtë vendit. Unë ju premtoj, po punoj jashtëzakonisht shumë për t’i kthyer ata në shtëpi”, tha zoti Biden.

Në darkën e përvitshme ishin të pranishëm edhe persona të famshëm, përfshirë aktorin Liev Schreiber dhe këngëtarin John Legend, si dhe manjatë të medias në Uashington.

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger e hapi mbrëmjen me një video të regjistruar paraprakisht, ku foli për rëndësinë e një shtypi të lirë dhe të pavarur, duke i quajtur gazetarët “aleat të popullit”.

Presidenti Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris u ulën në skenë së bashku me komedianin Roy Wood Jr., aktor i programit “The Daily Show”, i cili mbajti fjalim të mbushur me humor thumbues për vet presidentin dhe të tjerë.

Ndërsa presidenti Biden pjesën më të madhe të fjalimit të tij e përqëndroi tek çështja e lirisë së shtypit, ai thumboi disa kritikë të tij politikë më të zëshëm.

Ai u tall me udhëheqësin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy duke e kritikuar një projektligj që republikanët e miratuan së fundmi, i cili do të hiqte tavanin e borxhit kombëtar në këmbim të një sërë shkurtimesh buxhetore që prekin edhe disa prej arritjeve kryesore legjislative të administratës së zotit Biden.

“Herën e fundit që republikanët votuan për diçka aq fatkeqe u deshën 15 raunde votimesh”, tha presidenti Biden, duke iu referuar betejës që bëri zoti McCarthy për t’u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në janar.

Presidenti Biden u mor edhe me kritikat se ai është i moshuar për një mandat të dytë si president pak ditë pasi shpalli kandidaturën e tij për t’u rizgjedhur president në vitin 2024.

Aktori Roy Wood Jr. gjithashtu e ngacmoi presidentin Biden në lidhje me moshën e tij duke përmendur demonstratat kundër ligjit të ri për moshën e pensionimit në Francë.

“Ne duhet të frymëzohemi nga ngjarjet në Francë. Ata u rebeluan kur mosha e daljes në pension u rrit për dy vjet, nga 62 në 64 vjeç. Ndërkohë në Amerikë kemi një 80-vjeçar që na lutet të bëhet president edhe për katër vite të tjera. Ai po na lutet. Më lejoni ta përfundojë punën e nisur. Ai nuk po e thotë këtë si slogan fushate, por si lutje, më lejoni ta përfundojë punën e nisur”, tha komediani Roy Wood Jr./ VOA



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Erdogan përballë “zgjedhjeve më të vështira”

Erdogan përballë “zgjedhjeve më të vështira”

Gnabry dhe Coman kthejnë Bayern në krye të Bundesligës

Gnabry dhe Coman kthejnë Bayern në krye të Bundesligës

VIDEO/ Sherr në Kosovë, të rinjtë zihen me grushte dhe shkelma në mes të aeroportit

VIDEO/ Sherr në Kosovë, të rinjtë zihen me grushte dhe shkelma në mes të aeroportit
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}