Deputeti socialist, Damian Gjiknuri është infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në në postim në rrjetet sociale.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, thotë se ka simptoma të lehta dhe se është karantinuar.
“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet” shkruan ai. /Opinion.al