Kronikë

Dalin pamjet e atentatit në Itali, identifikohet viktima



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:30 - 19/08/22 |
Opi Nion

Një 36-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë mbrëmjen e të enjtes në Pisa të Italisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në Sasso Pisano, komuna e Castelnuovo Vai di Cecina. Ndërkohë sipas Ballkanweb viktima është identifikuar si Elson Kalaveri, një emër i njohur për policinë shqiptare.

Sipas një rikonstruksioni fillestar të asaj çka ka ndodhur, autorët e kësaj ngjarjeje dyshohet të jenë dy.  Pasi qëlluan 36-vjeçarin ata u arratisën me një automjet me ngjyrë të errët dhe autoritetet italiane janë vënë në ndjekje të tyre.

Ndërkohë mediat italiane teksa publikojnë pamjet nga vendngjarja nuk përjashtojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të larjes së hesapeve apo hakmarrjes.

Ndërkohë mësohët se Kalaveri ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale vite më parë, ku ka plagosur Genti Keçin në Mamurras. Ngjarja në fjalë ndodhi në vitin 2014 brenda komisariatit,  ndërsa 36-vjeçari ka vuajtur dënimin për këtë ngjarje./Opinion.al

 

Pas