Ish Banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, e cila i është përkushtuar botës së modelingut ka qenë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave kohët e fundit sa i përket thasheshtemeve për lidhje me një nga biznesmenët e fuqishëm shqiptar.
Para pak ditësh u përfol se ajo dhe djali i biznesmenit Ram Geci, Andi Geci ishin në një lidhje, por të dy i kanë mohuar në rrjetet sociale lajmet e tilla.
Sot Françeska ka publikuar në faqen e saj në instagram një foto nga ku duket ajo dhe krahu i një mashkulli, po duke prerë pjesën e fytyrës. Megjithatë gazeta ‘Express’ ka publikuar po ashtu disa foto që vërtetojnë për lidhjen mes tyre. Nga fotot Françeska dhe Andi një çift tepër simpatik, pasi të dy shquhen për paraqitjen e tyre, janë duke pushuar në Dhërmi dhe duken shumë rehat pranë njëri–tjetrit. /Opinion.al