Kryesore

“Dako miku im”, Bardhi: Rama ka frika mos anëtarët e bandës i hanë kokën


               Publikuar në : 18:15 - 16/02/20 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama mbron “Vangjush Dakon nga frika se mos anëtarët e bandës i hanë kokën”.

Reagimi i Bardhit, vjen pas deklaratës së Ramës, i cili tha se ish-krybashkiaku i Durrësit është miku i tij.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka shpërndarë dhe një video, ndërsa thekson se Rama përmsa kësaj deklarate hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako”.

Postimi i plotë:

Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!

Pas