Kosova ka shënuar në 24 orët e fundit 771 raste të infektimeve nga Covid 19, në 3.937 testime të kryera.
Ndërkohë sipas autoriteteve 8 persona kanë ndërruar jetë duke e çuar numrin total të vdekjeve, në 1.752 qytetarë.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (93, 79 vjeç), Prizren 2 raste (67, 61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Aktualisht në vend numërohen 11.909. raste aktive./Opinion.al