Te Fundit

7-vjeçari i jep letër, Basha: Rreshtin e dytë mos do ja çosh direkt Ramës?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:29 - 20/03/21 |
Opi Nion

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Beratit, kreu i opozitës Lulzim Basha është ndalur në familjen Hasnetari në zonën e kalasë, një familje e persekutuar nga regjimi komunist.

Ndërsa ka biseduar me familjarët lidhur me problematikat kryesore të jetesës së tyre, Basha ka marr një letër nga njëri prej fëmijëve të familjes. “Basha hajde në Berat, Rama ik nga Berati”, shkruante në letër 7-vjeçari Xhoel.

Biseda e Bashës me Xhoelin

Lulzim Basha:  Letër për mua, si e ke emrin ti ?

(Xhoel)

Lulzim Basha: Shiko çfarë më ka shkruar. Ja ke treguar gjyshit çfarë ke shkruar apo jo?

(Basha hajde në Berat, Rama ik nga Berati)

Xhoeli: Po

Lulzim Basha: Xhoel faleminderit shume dhe kur të vij do vij që të ndihmoj që të keni shkolla sa më të mira. Sa vjeç je ti Xhoel?

Xhoeli: 7

Lulzim Basha: Do të ndihmojmë që të keni shkolla sa më të mira, me ngrohje në dimër dhe të keni edhe tableta. E di çfarë është tableta?

Xhoeli: Po e di, unë e theva një

Lulzim Basha: Tani ke më?

Xheoli: Jo

Lulzim Basha: Basha dhe ekipi i Bashës do  punojnë që gjithë fëmijët e Shqipërisë të kenë të gjithë tableta.

Ta marr unë këtë tani, për mua e ke? Këtë rreshtin e dytë mos do ja çosh direkt Ramës? Bej shaka, faleminderit shumë.

Pas