Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Cunam ndjenjash”, Hëna e re në Gaforre ndez romantizmin te shenjat

2022/06/27 at 2:15 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“Cunam ndjenjash”, Hëna e re në Gaforre ndez romantizmin te shenjat

Hëna e re në Gaforre parashikon një cunami ndjenjash, sipas astrologes së “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Krisanthi Kallojeri. Fillimet e reja janë favorizuese për secilën shenjë dhe energjia përqendrohet kryesisht te vetja,  ambiciet dhe njerëzit e dashur përreth. Shenjat e lindura në ditët e fundit janë më të prirura ndaj situatave, por Hëna e re ka si qëllim të aktivizojë qetësinë për të mos lejuar ekzagjerimin.


Dashi – Keni përpara një javë aktive. Do të jeni entuziastë e optimistë, plot dëshirë për të vepruar dhe realizuar e pikërisht Hëna e re jua jep këtë mundësi. Përqendrohuni tek vetja, tek çështjet që kanë të bëjnë me familjen, shtëpinë, disa mund të kthehen në atdhe dhe të ndihen të gëzuar, disa do planifikojnë një udhëtim për jashtë apo do jetojnë diku tjetër. Kanë fillime të reja zhvillimi të lindurit kryesisht në 10-ditëshin e parë të shenjës. Mos bazoni në përgjithësi planin e jetës në ngjarjet e kësaj periudhe ose jave. Kujdes të lindurit në ditët e fundit të shenjës, evitoni konfliktet ose tendencat për aksidente.

Demi – Është një javë aktive, por mjaft të mos bllokoheni në mendimet tuaja të cilat do të jenë të ndikuara nga ndjenjat. Hëna e re është e ndjeshme për shkak se Gaforrja ka shumë ndjeshmëri. Krijohen kushte për njohje, takime të reja, kontakte që do të ndikojnë në realizmin e atyre që dëshironi për punën ose jetën personale. Gjatë javës përqendrohuni më tepër në sferën ekonomike sepse do keni kontrata ose bashkëpunime të suksesshme. Në fund të javës keni një konflikt në marrëdhëniet tuaja që duhet të përpiqeni t’i shmangni, mos i zmadhoni gjërat.

Binjakët – Hëna e re vendos theksin në sferën ekonomike dhe në ato që doni të keni. Mund të lindin çështje ekonomike financiare që kanë të bëjnë me bashkëpunëtorët tuaj, bashkëshortin apo partnerin, ndaj përpiquni të mos reagoni e veproni në mënyrë impulsive. Në të njëjtën kohë, përfitoni nga java për të zgjeruar rrjetin tuaj social, për të forcuar pozitën në diçka që ju intereson, të bëni një udhëtim, të merrni një diplomë dhe në fund të javës, kini kujdes, përpiquni të çlodheni.

Gaforrja – Protagonistja e javës dhe e Hënës së re. Kjo e fundit krijon kushte ideale zhvillimi lidhur me karrierën, biznesin tuaj dhe jo vetëm. Do të  jeni shumë të aktivizuar këtë javë dhe tjetrën për të realizuar dëshirat dhe interesat tuaja. Ju ndihmon fati këtë periudhë, por mos veproni me nxitim, ekzagjerim dhe të ndikuar nga ndjenjat. Nga data 28-30 ndikohen dhe favorizohen kryesisht të lindurit në 10-ditëshin e parë, ndërsa të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës të kenë kujdes me marrëdhëniet. Nuk duhet të humbisni kontrollin, mund t’ju provokojnë të tjerët, por ruani qetësinë tuaj.

Luani – Është momenti qe të kaloni në një cikël ku do bëni një introspektivë, rishikim, bilanc të të gjithë periudhës së kaluar. Rishikoni projeket që kishit, përforconi çfarë shihni që ju funksionon në jetën tuaj dhe bëni një planifikim të ri për periudhën në vijim. Është momenti të çlodheni, të shkoni me pushime sepse nuk do të keni mundësi ta bëni pas datës 20 Korrik deri më 20 Gusht pasi do të keni vështirësi, pengesa dhe ngjarje të papritura. Në fund të javës shmangni gabimet që mund t’ju kushtojnë.

Virgjëresha – Jeni mjaft socialë, komunikues dhe gjatë kësaj periudhe ndoshta ndiheni pak të tensionuar por jeni shumë rezultativë në shumë drejtime, por kryesisht  në sferën profesionale. Ndaj duhet të fokusoheni, të tregoni gjithë talentin tuaj dhe t’i përkushtoheni pasi me siguri do të keni përfitime ekonomike. Me Hënën e re në datën 29, vendosni qëllime të reja ose bëni fillime të reja, të matura dhe me kujdes. Njëkohësisht, mund të keni një romancë dashurie, ndoshta dikush nga rrjeti juaj social, por në fund të javës  mos u përqendroni në detaje sepse do të mbeteni të pakënaqur. Shmangni konfliktin dhe dëshpërimin, sidomos ata të lindur në ditët e fundit të 10-ditëshit të tretë.

Peshorja – Hëna e re është shumë e mirë për ju, kaloni në një fazë ku do të keni zhvillim e sukses në fushën profesionale, në karrierë, bashkëpunime, do të keni mbështetje, ndihmë e këshilla nga njerëzit që janë në gjendje që janë në gjendje t’jua ofrojnë, por edhe të njerëzve me potencë. Të favorizuar janë veçanërisht të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës, ndërsa ata të lindur në 5 ditët e fundit të 10-ditëshit të tretë duhet të kenë kujdes në çështje që mund të dalin në familje, apo që prekin bashkëshortin dhe rrjetin familjar.

Akrepi – Hëna e re është shumë favorizuese ndaj jush, jeni gati për të eksploruar rrugë shpirtërore, për t’u sintonizuar me një filozofi tuajën për jetën, njëkohësisht hapen horizonte dhe perspektiva të reja. Është momenti të bëni një planifikim të ri të jetës, sidomos  të lindurit në 10-ditëshin e parë sepse keni mbaruat me ndryshimet dhe keni dhënë provimet e jetës. Megjithatë, të gjithë mund të nisin veprimtari të reja, të zgjidhin çështje ligjore, të rregullojnë çështje që kanë të bëjnë me lëvizjet jashtë, të udhëtojnë dhe të rregullojnë çështjet e studimeve. Kujdes në fund të javës me jetën e përditshme në punë me aksidentet dhe lëvizjet financiare.

Shigjetari – Janë në një fazë shumë të mirë, por nuk janë të kënaqur. Kanë nevojë të plotësojnë dëshirat e tyre të brendshme, të thella, me një dozë hiperbolizmi. Kanë shanse shumë të mira në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, por ndërkohë janë më shumë të përqendruar në sferën financiare dhe në ndihmën që iu duhet dhe do ta gjejnë. Jupiteri është drejtuesi i tyre, por duhet të jenë pak më të kujdesshëm. Evitoni shpenzimet e tepërta dhe riskun financiar në fund të javës dhe shikoni me realitet problemet që mund të lindin në familje ose marrëdhëniet tuaja për të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, të cilët kohët e fundit janë shumë të ndjeshëm.

Bricjapi – Është një periudhë e mirë që e kanë të nevojshme sepse në vitet e mëparshme kanë kaluar probleme dhe vështirësi. Hëna e re përballë tyre iu krijon kushte ideale të fokusohen në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e tyre. Të fokusohen më shumë në marrëdhëniet personale dhe ato që paraqesin një interes ekonomik apo financiar. Disa nga ju mund të vendosni të bëni një kurorëzim, bashkëpunim, të ndryshoni një ambient të punës ose shtëpisë. Nga data 28-30 fokusohuni në anën praktike të gjërave që kanë të bëjnë me shtëpinë apo ambientin tuaj. Në fund të javës kujdesuni më shumë për shëndetin dhe shmangni konfliktet apo tendencat për aksidente.

Ujori – Këtë javë jeni shumë aktivë në jetën tuaj të përditshme, por njëkohësisht keni edhe shanse për  të kaluar mirë dhe bukur. Është momenti  të përfitoni përmes kontakteve e bisedave që do t’ju favorizojnë në qëllimet tuaja për realizimin e interesave që keni. Njëkohësisht  duhet të jeni të kujdesshëm të mos krijoni keqkuptime me njerëizt që ndani rutinën, jetën tuaj të përditshme. Është momenti të përfitoni nga kjo situatë për të përforucar disa gjëra në jetën tuaj personale, sociale dhe profesionale, të  bëni një filim të ri në jetën sentimentale. Kujdes në lëvizjet me makinë gjatë fundjavës dhe përqendrohuni në shëndetin tuaj, edhe pse do të keni zgjidhje për disa gjëra që do ju shqetësojnë.

Peshqit – Çfarë i kërkojnë universit iu realizohet. Janë të dashur, të ndjeshëm dhe mënyra si sillen, tërheqin të mirën. Hëna e re në shenjën e Gaforres është më e mira për ju, është momenti të dashuroni, të krijoni, të shijoni, të argëtoheni, të fokusoheni te të dashurit e njerëzit e familjes. Ata që duan të gjejnë dashurinë, është momenti, ndërsa të tjerët mund të bëjnë një bisedë serioze me të dashurin apo bashkëshortin për të zgjidhur problemet në fund të javës. Të shtunën dhe të dielën duhet të jeni të kujdesshëm, kujdes me risqet financiare./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

15 Maj, 2025 8:26 pm
Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
Aktualitet

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

15 Maj, 2025 8:09 pm
Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
Kryesore

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

15 Maj, 2025 7:59 pm
Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
Kryesore

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

15 Maj, 2025 7:48 pm
Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
Bota

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025 7:20 pm
Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

15 Maj, 2025 6:57 pm
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Para
“Na preku dhe na pa shtrembër”,2 shqiptarët tregojnë pse e vranë 42-vjeçarin grek

“Na preku dhe na pa shtrembër”,2 shqiptarët tregojnë pse e vranë 42-vjeçarin grek

Pjesë e një grupi kriminal në Francë, Apeli lë në burg shqiptarin me 4 emra

Pjesë e një grupi kriminal në Francë, Apeli lë në burg shqiptarin me 4 emra

Berat, nëna humb drejtimin e mjetit dhe bie në lumë, vdes bashkë me djalin 6 vjeç

Berat, nëna humb drejtimin e mjetit dhe bie në lumë, vdes bashkë me djalin 6 vjeç
















TE FUNDIT

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
15 Maj, 2025

Prej mëngjesit të sotëm policia e Korçës ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për sekuestrimin e lëndëve narkotike....

Lexo më shumë

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
15 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll...

Lexo më shumë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
15 Maj, 2025

Prej orës 06:00 të mëngjesit të së premtes e deri në orën 18:00, lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve do të...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
15 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal pak minuta më parë me një vendim të ri lidhur me procesin e numërimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com