Kronikë

“Na preku dhe na pa shtrembër”,2 shqiptarët tregojnë pse e vranë 42-vjeçarin grek



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 27/06/22 |
Opi Nion

Dy arrestime u bënë për vrasjen e 42-vjeçarit nga Rafina, i cila u rrah brutalisht nga pesë persona jashtë një lokali nate.

Arrestimet u bënë sot në të gdhirë, ku autorët pranuan rrahjen brutal të të ndjerit. Mediat greke shkruajnë se të dy të arrestuarit janë me origjinë shqiptare, por njëri ka nënshtetësi greke.

Sipas informacioneve nga ato që ata i kanë thënë policisë, mësohet se “sherri” ka nisur për një arsye të parëndësishme. Konkretisht, duke shkuar në tualet, 42-vjeçari ka prekur njërin nga pesë personat dhe ka pasur një sherr.

Sipas të arrestuarve, viktima kur është kthyer i ka parë me një vështrim të egër dhe më pas kanë vendosur ta sulmojnë. Ata kanë dalë nga lokali, e kanë pritur atë kur ka dalë me të dashurën e tij, dhe e kanë sulmuar me pasojë vdekjen.

Dy të rinjtë që ndodhen në prangat janë ata që kanë goditur 42-vjeçarin, ndërsa pjesa tjetër e grupit nuk është përfshirë drejtpërdrejt në rrahjen e tij, megjithatë ata janë identifikuar dhe janë në kërkim nga policia.

Autoritetet po përpiqen të zbulojë se cili nga të dy ka qenë ai që ka arritur ta godasë në kokë 42-vjeçarin, ndërsa nuk dihet nëse kanë përdorur grusht hekuri./Opinion.al

Pas