Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çudira në Vlorë, qytetari ruan mishin brenda kabinës elektrike

2022/07/11 at 9:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çudira në Vlorë, qytetari ruan mishin brenda kabinës elektrike

Kastriot Lesko një qytetar nga Vlora thotë se ka një shqetësim pasi ngjitur me shtëpinë e tij pronari Hodo Koçaj ther dhe ruan frigoriferin e mishit te kabina elektrike.


Denoncuesi: Quhem Kastriot Lesko. 5 metra larg nga dritarja e shtëpisë time në kabinën elektrike theret mish dhe frigoriferi është brenda në kabinën elektrike. Në fillim e kanë marrë gjoja sikur nuk dinin gjë dhe pastaj janë bërë të sëmurë dhe nuk kanë kthyer më përgjigje. Heshtja e tyre do të thotë bashkëpunim. Kjo pjesa këtu është kabina elektrike në pronësi të shtetit.

Gazetarja: Domethënë këtu brenda tek kjo godina është transformatori i të gjithë zonës?

Denoncuesi: Është motori elektrik që prodhon korent funksional. Ja dhe motori i frigoriferit këtu. Brenda kësaj është transformatori i lagjes, është edhe mishi.

Gazetarja: Kush e ka këtë në pronësi?

Denoncuesi: Pronari i thertores është Hodo Koçaj.

Ai tregon se ka vajtur në të gjitha institucionet për t’u ankuar. Përfaqësues nga AKU rajonale Vlorë erdhën, panë dhe ikën, tregon denoncuesi. E njëjta situatë u përsërit edhe me AKU qendrore. Odiseja vazhdoi me AKM, rajonin 5, bashkinë, por askush nuk mori masa.

Denoncuesi: Shkova në institucionet shtetërore. AKU-ja Rajonale e Vlorës. Dega Rajonale e AKU Vlorë dërgoi një inspektor…

Gazetarja: Kjo është përgjigjja që Drejtoria e AKU-së Vlorë i ka kthyer përgjigje qytetarit. Drejtoria inspektuese të DRAKU Vlorë kanë realizuar 2 procedura inspektimi të plota pranë subjektit, objekt denoncimi në adresë të ushtrimit të aktivitetit nga ana e tij. Nga inspektimet e kryera, janë marrë masat administrative përkatëse: Gjobë dhe paralajmërim për shkeljet e konstatuara. Domethënë subjekti në fjalë ka marrë gjobë, por…

Denoncuesi: Vazhdon aktivitetin.  Në këto kushte, iu drejtova dhe Tiranës.

Gazetarja: Dhe ja ku vjen dhe kthim-përgjigjja. Në ambientin ku pretendohet se kryhet procesi i therjes së kafshëve, në momentin e kontrollit nuk u konstatua gjurmë therjeje, por…

Denoncuesi: Kasapi vete me mish direkt kur inspektori i Tiranës është prezent atje.

Me kameran e fshehtë të emisionit investigativ “Stop” një qytetar shkon të blejë mish, por tregtari nuk ia tregon se ku e mban kecin.

Qytetari: Si kalove? Ke mish keci?

Pronari Hodo Koçaj: Po!

Qytetari: Sa e ke kilen?

Pronari Hodo Koçaj: 12!

Qytetari: Vetëm këtë pjesën këtu ke?

Pronari Hodo Koçaj: Po, shpatull! Do më shumë? Sa kile do?

Qytetari: Ku e di unë? Ja të shoh…

Pronari Hodo Koçaj: Po do një kec të gjithë, përshembull…

Qytetari: Sa vetë?

Pronari Hodo Koçaj: 6 kilosh, 7 kilosh…

Qytetari: Sa lekë vete?

Pronari Hodo Koçaj: 85!

Qytetari: Ke ndonjë të gjallë aty, apo s’ke?

Pronari Hodo Koçaj: Jo, të gjallë s’kam!

Qytetari: Po kur e ke të therur?

Pronari Hodo Koçaj: Pardje i kam ther kecat.

Qytetari: Ok, ta shohim! Nuk vij dot ta shoh vetë unë ë…?

Gruaja: Jo,se do ta sjelli vetë ai, aq kile sa i the ti.

Qytetari: Po, po!

Pronari Hodo Koçaj: Me vulë e ke, me vulë!

Qytetari: Dhe sa vete ky tani?

Pronari Hodo Koçaj: 73 mijë lekë!

Qytetari: Bëj nja 30 mijë, 35 mijë lekë! Po varja mo burrë, se kush do më shikojë mua..!

Pronari Hodo Koçaj: Jo, jo, se duhen ato! Më jep 1 mijë lekë!

Qytetari: Rrofsh, faleminderit!

Pronari Hodo Koçaj: Mirupafshim!

Qytetari: Ia kalofshi mirë!

Pas qytetarit, me Hodo Koçaj komunikon dhe emisioni investigativ “Stop”.

Gazetarja: Jam Odeta nga emisioni investigativ “Stop”. Më ka ardhur një ankesë dhe kam ardhur për ta verifikuar. Ju tregtoni mish. Më kanë thënë që e magazinoni mishin tek një kabinë elektrike. E vërtetë është kjo?

Pronari Hodo Koçaj: Kabina është këtu.

Gazetarja: Është shtetërore kabina?

Pronari Hodo Koçaj: Po, funksionale, ja ku është këtu.

Gazetarja: Po ti mishin e ke magazinuar aty brenda?

Pronari Hodo Koçaj: Jo, dhomën frigoriferike e kam tek dhoma ime e punës.

Gazetarja: Ta shohim?

Pronari Hodo Koçaj: E kanë parë të tjerët. Të AKU-së, të gjithë e kanë parë.

Gazetarja: Sipas pretendimit, nuk ka reaguar AKU dhe varet si e kanë parë.

Pronari Hodo Koçaj: Unë kam rezultuar shumë në rregull.

Gazetarja: Ku është kabina këtu?

Pronari Hodo Koçaj: Kabina është këtu mbrapa.

Gazetarja: Aty, pra tek kabina më ço.

Pronari Hodo Koçaj: Kabina është mbrapa, çfarë pune kam unë me kabinën?

Gazetarja: Pretendohet që ti brenda kabinës ke frigoriferin e mishit.

Pronari Hodo Koçaj: Më kanë ardhur ato, asnjë gjë të kabinës elektrike…

Gazetarja: Kor nuk kam ardhur unë këtu. Unë nuk punoj as tek AKU, as tek OSHEE shyqyr Zotit, unë punoj tek “Stop”-i.

Ndërkohë që emisioni “Stop” ka tentuar të lidhet me anë të telefonit me inspektorët e AKU-së, pronarët kanë pastruar ambientin që kur të vijnë nuk ka prova.

Gazetarja: E pastrove, mbarove punë?

Pronari Hodo Koçaj: Jo, jo.

Gazetarja: Frigoriferin e hoqe?

Pronari Hodo Koçaj: Jo, është dhoma ajo brenda./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

11 Korrik, 2026 9:54 am
Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush
Bota

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush

11 Korrik, 2026 9:19 am
Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
Aktualitet

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

11 Korrik, 2026 9:11 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

11 Korrik, 2026 9:10 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 Korrik, 2026 8:32 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Para
Berisha: Të votojmë të lirë, ose PD shkrihet si forcë politike

Berisha: Të votojmë të lirë, ose PD shkrihet si forcë politike

Berisha: Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit

Berisha tregon strategjinë për të rrëzuar qeverinë “Rama”

Berisha: Skandali i inceneratorëve do e rrëzojë qeverinë

Berisha: Skandali i inceneratorëve do e rrëzojë qeverinë
















TE FUNDIT

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të shtune në rrjetet sociale një shkrim në të cilin thuhet se...

Lexo më shumë

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush
11 Korrik, 2026

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të vazhdonin bisedimet pavarësisht përshkallëzimit të armiqësive këtë javë,...

Lexo më shumë

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
11 Korrik, 2026

Edhe në muajin korrik është ende e mundur të gjenden dhe të rezervohen fluturime me çmime nën 30 euro. Nga...

Lexo më shumë

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
11 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht sulmet ndaj Iranit, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve kanë marrë përparësi pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}