Aktualitet

COVID/Rama:Ka sinjale të arsyeshme se në vend kanë hyrë variantet e reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:25 - 08/02/21 |
Semiljana Azizi

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, së bashku me ministren e Shëndetësisë Manastirliu, Kryeministri Edi Rama u shpreh se ka sinjale të arsyeshme mbi hyrjen në Shqipëri të varienteve të reja të virusit Covid-19.

Sipas kryeministrit Rama janë duke u rritur infektimet e sidomos ato tek moshat e reja.

“Kemi sinjale te arsyeshme se në Shqipëri kanë hyrë variante të reja të covid 19…kemi rritje të infektimeve edhe në grupmoshat e reja. Jemi shumë të motivuar të bëjmë çdo gjë si duhet që të mos detyrohemi të kthehemi tek masat e forta kufizuese. Për ketë duhet motivim i gjithsecilit. Po rritet infektimi i moshave më të reja dhe po ulet edhe mesatarja e moshës së të shtruarve në spitale. Ajo që po konsiderohet kudo si një tjetër valë infektimesh dhe që u vu re me numra që u rritën në mënyrë dramatike po reflektohet tani edhe këtu.

Masat që janë në fuqi janë masa që në këndvështrimin e ekspertëve të komitetit teknik funksionojnë, por që të funksionojnë siç duhet, duhen zbatuar. Është vënë re një shkelje rregullash kohët e fundit, është e papërgjegjshme që edhe politikanët i shkelin rregullat nëpër grumbullime”,- tha Rama./Opinion.al

Pas