Autoritetet shëndetësore në Greqi bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 79 qytetarë nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë në Greqi raporton se janë infektuar me COVID 3.526 persona.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 715. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç. 80.0% kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose moshë 70 vjeç e lart.
Nga pacientët e intubuar, 570 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 145 janë plotësisht të vaksinuar./ Opinion.al