Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vajza e ka shtëpinë tek burri”, konflikt pronësie mes nënës dhe së bijës

2021/12/05 at 7:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vajza e ka shtëpinë tek burri”, konflikt pronësie mes nënës dhe së bijës

Tatjana dhe Suela kanë vijuar debatin e tyre në emisionin “E diela shqiptare” në rubrikën “Shihemi në gjyq”.

Suela kërkon pjesën e saj të pasurisë nga familja e tij, ndërsa Tatjana ngul këmbë që pasuria i takon të birit pasi sipas saj nuk do që ta ndajë objektet e pronësisë me dhëndrin.

Eni Çobani: Objekti ku ndodhet dhe për çfarë pasurie flasim?

Suela: Flasim për një objekt 2-katësh që ndodhet në qytetin e Maliqit, është ndërtuar nga nëna dhe babai im, në atë kohë ne kemi qenë të vegjël. Ai objekt është dyqan kati i parë dhe babai im i ndjerë kur e ndërtoi këtë dyqan e bëri me qëllim që ‘kjo derë është e vajzës dhe kjo është e djalit’. Ishte dëshira e tij, nuk ka lënë gjë me letra. Nuk arriti sepse sëmundja ishte e pashërueshme dhe ndodhi gjthçka shumë shpejt.

Eni Çobani: Kur ka humbur jetën bashkëshorti?

Tatjana: Ka rreth një vit dhe 3 muaj që ka humbur jetën. Po kësaj nuk i vjen rëndë që më sjell mua këtë njëherë?! Më vjen turp nga njerëzit që na shikojnë.

Suela: Mua më takon ajo.

Tatjana: Çfarë të takon ty? Asgjë nuk të takon!

Suela: Është pjesa që më la babai dhe unë atë kam.

Tatjana: Unë atë shtëpi do të ja lë djalit. Me llafe ta ka lënë babai ty?

Suela: Po, nuk arriti që të bënte dokumenta.

Tatjana: Unë atë shtëpi përderisa jetoj me djalin do të ja lë djalit, nuk do të fus dhëndrin në pjesë aty. Ti e ke shtëpinë te burri, atje e ke.

Suela: Jo moj mama se kam pjesën time unë.

Tatjana: Unë shtëpi nuk të jap sepse e kam me djalin dhe me nusen.

Suela: Mama, pjesa që më takon unë do ta marr dhe prandaj të kam sjellë këtu!

Tatjana: Unë nuk ta jap.

Suela: Për shumë kohë jam munduar që ta zgjidhim në mënyrë të paqtë, por po shikoj se veprimet e tua lënë shumë për të dëshiruar.

Tatjana: Pse të jap unë pasurinë në moshën 62 vjeçe moj çupë? Unë po dhashë pasurinë, kam dhënë pushtetin!

Ardit Gjebrea: Nuk është njësoj si djali, si vajza?

Tatjana: Vajza është e ikur nga shtëpia, e ka shtëpinë tek burri, por unë nëse do të kisha një shtëpi 4-katëshe do të thoja që këtë ia lëshoj djalit e këtë vajzës.

Suela: Po 2 katëshe e ke moj, të mjaftojnë që t’i ndash./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Ishte në arrest shpie, i riu në Tiranë qarkullonte me makinë i armatosur
Kronikë

Ishte në arrest shpie, i riu në Tiranë qarkullonte me makinë i armatosur

26 Mars, 2023 1:50 pm
Një jetë hekurkthyes në Gjirokastër
Aktualitet

Një jetë hekurkthyes në Gjirokastër

26 Mars, 2023 1:34 pm
Gjendet një trup i dekompozuar
Kronikë

Gjendet një trup i dekompozuar

26 Mars, 2023 1:30 pm
Hyn në librin Guiness, dhuroi 100 litra gjak për 60 vite
Life Style

Hyn në librin Guiness, dhuroi 100 litra gjak për 60 vite

26 Mars, 2023 1:18 pm
Putin: Rusia dhe Kina nuk po krijojnë aleancë ushtarake
Bota

Putin: Rusia dhe Kina nuk po krijojnë aleancë ushtarake

26 Mars, 2023 12:40 pm
Durrës/ Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari
Kronikë

Të dehur dhe debatonin me njëri-tjetrin, pezullohen nga detyra punonjësit e Policisë

26 Mars, 2023 12:25 pm
Çfarë diskutuan Begaj dhe Kurti për 30 minuta në Presidencë?
Kryesore

Çfarë diskutuan Begaj dhe Kurti për 30 minuta në Presidencë?

26 Mars, 2023 12:15 pm
Pas Begajt, Kurti takon Lindita Nikollën
Politikë

Pas Begajt, Kurti takon Lindita Nikollën

26 Mars, 2023 12:04 pm
Si ndikon ndryshimi i orës, në shëndetin, trupin dhe mendjen?
Life Style

Si ndikon ndryshimi i orës, në shëndetin, trupin dhe mendjen?

26 Mars, 2023 11:52 am
Maqedonia e Veriut i dhuron 12 helikopterë Ukrainës
Rajoni

Maqedonia e Veriut i dhuron 12 helikopterë Ukrainës

26 Mars, 2023 11:43 am
Para
Papa Françesku kritikon Evropën për krizën e emigrantëve

Papa Françesku kritikon Evropën për krizën e emigrantëve

COVID-19 në Shqipëri/ Bien rastet e reja, regjistrohen 4 viktima

COVID-19 në Shqipëri/ 328 raste të reja, 1 humbje jete

“Foltorja”/ Berisha mesazh Yuri Kim: Dy momentet e papranueshme

“Foltorja”/ Berisha mesazh Yuri Kim: Dy momentet e papranueshme








TE FUNDIT

Ishte në arrest shpie, i riu në Tiranë qarkullonte me makinë i armatosur

Ishte në arrest shpie, i riu në Tiranë qarkullonte me makinë i armatosur
26 Mars, 2023

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me automjet i armatosur dhe kishte shkelur masën e sigurisë...

Lexo më shumë

Një jetë hekurkthyes në Gjirokastër

Një jetë hekurkthyes në Gjirokastër
26 Mars, 2023

Ky është Shkëlqim Muço. Është nga të paktet hekurkthyes në Gjirokastër. Nuk e ka trashëguar këtë zanat, por e ka...

Lexo më shumë

Gjendet një trup i dekompozuar

Gjendet një trup i dekompozuar
26 Mars, 2023

Policia njofton se një trup i dekompozuar është gjetur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zborgje të Ndroqit. Trupi...

Lexo më shumë

Hyn në librin Guiness, dhuroi 100 litra gjak për 60 vite

Hyn në librin Guiness, dhuroi 100 litra gjak për 60 vite
26 Mars, 2023

Një grua në Alberta të Kanadasë ka hyrë në librin e rekordeve Guiness si gruaja që ka dhuruar gjak për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com