Kryeministri japonez, Shinzo Abe, hoqi gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke i dhënë fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte akoma në fuqi.
“Ne kemi pasur kritere shumë të rrepta për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme dhe kemi gjykuar se i kemi përmbushur ato”, tha Abe në një fjalim televiziv.
Kryeministri tha se vendi kishte arritur të kontrollonte përhapjen e koronavirusit, që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme më 7 prill.
Ky vend ka regjistruar një numër relativisht të ulët të rasteve dhe vdekjeve në krahasim me vendet e tjera të botës.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16,550 ndërsa 820 pacientë kanë vdekur nga COVID-19./Opinion.al