Kosova ka shënuar në 24 orët e fundit 7 raste të infektimeve nga Covid 19, ndërsa u kryen 1.524 testime. Tashmë prej javësh Kosova ka shifra qëndrueshmërisht të ulëta, ndërsa autoritetet raportojnë se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Aktualisht në vend janë 326 raste aktive, ndërsa numri i të shtruarve në spitale është 42, nga të cilat asnjë në terapi intensive./Opinion.al