Bota

COVID-19/ Skocia hyn sërish në karantinë, Berlini mbyll jetën e natës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:19 - 07/10/20 |
Opi Nion

Ditët e fundit Europa po përballet me rritje të ndjeshme të numrit të infektuarve me COVID-19. Kjo gjë ka sjellë shqetësimin e autoriteteve shëndetësore në shumë shtet të cilët kanë nisur përforcimin e masave.

Mësohet se duke filluar që nga dita e premte Skocia do të mbyllet në karantinë për 2 javë. Qytetarët do të qëndrojnë në shtëpi dhe aktivitete si parukeritë dhe sallonet të bukurisë do të mbyllen sërish.

Ndërkohë kryeqyteti gjerman, Berlini, ka vendosur të mbyllë jetën e natës që e ka bërë të njohur në të gjithë Europën. Restorantet dhe lokalet do të mbyllin para orës 23.

Ndërkohë, nuk do të lejohen më grumbullimet me më shumë se 5 persona gjatë natës, dhe 10 persona në ambientet private.

Faktori R që tregon nivelin e përhapjes së virusit në Gjermani ka kaluar normat dhe është tashmë 1.23, ndërkohë që duhet të jetë nën shifrën 1.

Afër Gjermanisë, një tjetër vend tregon shifra alarmante. Është Polonia, e cila regjistron 2200 raste në 24 orët e fundit, shifra e dytë më e rëndë nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 58 viktimat e sotme përbëjnë një rekord tragjik./ Opinion.al

Pas