Bota

Vaksina anti-COVID, OBSH: Mund ta kemi brenda vitit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:03 - 07/10/20 |
Opi Nion

Teksa e gjithë bota vijon të përballet me pandeminë COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se deri në fund të vitit mund të arrihet krijimi i vaksinës zyrtare anti-CVOID-19

 “Kemi shumë shpesa për brenda këtij viti të kemi një vaksinë kundër koronavirusit”, kjo ishte deklarata e kreut të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në fund të një takimi të komitetit ekzekutiv të organizatës që zgjati për dy ditë.

Aktualisht në të gjithë botën janë duke u zhvilluar 40 vaksina të ndryshme, përfshirë këtu dhe atë të universitetit të Oksfordit që ndodhet në faza testimi më të avancuara.

Ndërkohë, Rusia është i vetmi shtet i cili ka miratuar zyrtarisht një vaksinë anti-COVID, ndërsa e ka shpërndarë atë dhe në Venezuelë. Deri më tani ende nuk ka rezultate konkrete për efikasitetin e saj, ndërsa presidenti i Rusisë, Putin ka theksuar se vaksina është e sigurt dhe nuk e rrezikon jetën e qytetarëve/ Opinion.al

Pas