Aktualitet

COVID-19/ Sa qytetarë janë vaksinuar gjatë ditës së sotme në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:46 - 04/04/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar të dhënat e fundit për numrin e personave të vaksinuar kundër COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, në të gjithë vendin e kanë marrë vaksinën 7.386 qytetarë.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Shqipëri janë vaksinuar 192.882 qytetarë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama dhe ministrja Manastirliu, kanë theksuar gjatë ditëve të fundit se Shqipëria synon që brenda muajit maj, të ketë vaksinuar të paktën 500 mijë qytetarë në të gjithë territorin e vendit.

Pas