Kronikë

Njihej me nofkën “Kumbari”, kush është personi që u vra në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:36 - 04/04/21 |
Opi Nion

Një person humbi jetën mbrëmjen e sotme pas një atentati në Shkodër. Bëhet me dije se persona ende të paidentifikuar kanë ekzekutuar me armë zjarri Bardhok Planin, i cili njihet dhe me nofkën “Kumbari”.

Në momentin që është qëlluar me armë, Plani ka qenë duke udhëtuar me automjet në vendin e quajtur Dobraç.

Referuar informacioneve të deritanishme, pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe një makinë e djegur. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve./ Opinion.al

Pas