Bota

COVID-19, rritet numri i viktimave në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:11 - 23/01/21 |
Opi Nion

COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Itali. Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën nga koronavirusi 488 persona.

Po ashtu, në harkun kohor të 24 orëve janë konfirmuar edhe 13 331 raste të reja me COVID-19.

Në raportin e fundit thuhet gjithashtu se  janë shëruar 16 062 pacientë, duke e çuar në 1 871 189 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga Covid.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Itali ka shkuar në 2,455,185 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 85,162 qytetarë./ Opinion.al

Pas