Bota

COVID-19/ Regjistrohen 888 raste dhe 13 humbje jete në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:43 - 12/07/21 |
Opi Nion

Italia ka regjistruar vetëm në 24 orët e fundit 888 raste me koronavirus në 24 orët e fundit nga 440,872 teste të kryera.

Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur gjithashtu se si pasojë e sëmundjes humbën jetën edhe 13 qytetarë.

Rajoni ku janë konfirmuar më shumë të infektuar për sot është Lazio me 172 të infektuar, e ndjekur nga Sicilia (+150), Emilia Romagna (+118), Veneto (+76) dhe Campania (+69).

Nga ana tjetër mësohet se numri total i të infektuarve u rrit në 4,3 milionë kurse ai i viktimave në 127,788. Të shëruarit për sot janë 1,529, ndërsa totali ka shkuar në 4,1 milionë që nga fillimi i pandemisë.

Shkalla e pozitivitetit në vend është 1.2%. /Opinion.al

Pas