Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, ora policore do të ndryshojë përsëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:24 - 04/01/21 |
Opi Nion

Sot është dita e fundit e fillimit të orës policore në 20:30, pasi duke filluar nga dita e nesërme do iu rikthehemi rregullave të vjetra dhe ora policore do të fillojë në 22:00

Të gjithë ata që shkelin orën policore, gjobiten sipas aktit Normativ që është në fuqi. Nisur nga ky kufizim i lëvizjes së qytetarëve, edhe baret dhe restorantet, të konsideruara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si një vatër e rrezikshme e përhapjes së infeksionit, do të hapen në orën 06:00-22:00.

Ndërkaq kujtojmë se një tjetër vendim ishte dhe fillimi shkollës më 11 janar pas festave të fundvitit. Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije sa i përket çerdheve dhe kopshteve nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes dhe do jetë si vitet e tjera./ Opinion.al

Pas