Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri/Asnjë viktimë, 37 të infektuar në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:51 - 24/04/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19 nga 593 testime të kryera.

Rastet e reja janë shënuar;  18 në Tiranë, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Pogradec, Vlorë, Lushnje, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, Gjirokastër, Berat.

Janë 439 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,893 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Prill 2022)

Raste të reja ditore 37
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 593

Testime totale 1,800,323
Raste pozitive 274,828
Raste të shëruara 270,893
Raste Aktive 439
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 302
Vlorë 34
Fier 32
Korçë 15
Gjirokastër 12
Berat 12
Shkodër 9
Durrës 9
Elbasan 7
Kukës 3
Lezhë 3
Dibër 1

Pas