Bota

COVID-19 në SHBA, 67 mijë raste të reja brenda 24 orëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 01/08/20 |
Opi Nion

Vijon të rëndohet situata e shkaktuar nga pandemia COVID-19 në SHBA. Mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 67 mijë raste të reja me koronavirus.

Në total, deri tani në SHBA janë prekur mbi 4 milionë e 700 mijë persona, duke qenë në krye të listës së pandemisë.

Ndërkohë, në 24 orët fundit në SHBA kanë ndërruar jetë 1259 persona të prekur me koronavirus, duke e kaluar shifrën e 150 mijë personave që kanë humbur betejën me virusin vrasës.

Një nga shtetet që e kishte menaxhuar më mirë pandeminë deri tani ishte Japoni, e cila në 3 ditët e fundit ka vendosur rekord rastesh të reja. Në 24 orët e fundit, në Japoni janë konfirmuar të prekur me koronavirus 1579 persona./ Opinion.al

Pas