Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 23 qytetarë nga COVID-19, teksa janë shënuar 760 raste të reja.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit regjistrohen 644 pacientë të shëruar ndërsa numri i rasteve aktive shkon në 14.878.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në Maqedoninë e Veriut numri i të infektuarve ka shkuar në 178.159, numri i viktimave në 5,987 dhe ai i të shëruarve në 157.294./ Opinion.al