-U tha në Opinion

Rama tregon prioritetet: Të bëhemi kampionë në Ballkan për turizimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:21 - 02/09/21 |
el ida

Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me prioritetet e qeverisë së tij në këtë mandat, Rama tha se se janë pikërisht turizmi dhe eksporti i energjisë.

Pjesë nga intervista në studio:

Fevziu: A ka prioriete qeveria juaj në këtë mandat?

Rama: Janë shumë të qarta sepse janë bërë me dije që në fushatën elektorale. Duhet të bëjmë durim që kjo skuadër të shkojë në parlament aty do shpaloset programi i qeverisë. Së pari ne duam që Shqipëria e kësaj dekade të bëhet kampione në Ballkan për turizimin.

Fevziu: Sa herë kemi garuar kemi dalë të humbur…

Rama: Më lër të luftoj për t’u bërë kampion.

Fevziu: Mund t’ju ndihmojnë një këshillë sepse siç thatë mandati i  tretë të jep pak arrogancë.

Rama: Më lër të flas. Së dyti duam që Shqipëria të bëhet në këtë dekdaë eksportuese neto e energjisë. Nuk janë dëshira të bazuara thjesht tek ëndrra për ta parë Shqipëinë në një nivel tjetër, por janë bazuar tek puna e këtyre viteve dhe investimet që janë në proces ose do të hyjnë në proces.

Pas